Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.
“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer.
“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësi e mirë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, kishte deklaruar Lajçak.
Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer thotë për RTV Dukagjinin se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.
“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor”, tha ai.
Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, pritet të mbahet gjatë qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.