Java e tretë e Superligës do të sjellë ndeshje mjaft interesante.
Takimi hapës është ndërmjet Dritës dhe Trepçës. Gjilanasit kanë dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore.
‘Xehetarët’ do të paraqiten pa Drilon Hajrizin, Valdrin Haxhiun dhe Burim Zekiqin, pas incidentit të javës së kaluar ndaj Prizrenit 16. Kjo e bënë sfidën më të balancuar dhe të dy skuadrat do të hyjnë për fitore.
Përballje shumë interesante pritet mes Prizrenit 16 dhe Yllit, që zhvillohet në Therandë, për shkak se palestra në Prizren po shfrytëzohet për vaksinimin e popullsisë, ashtu si edhe ajo në Gjilan. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse therandasit dy humbje.
Skuadra nga Prizreni së fundi fitoi Superkupën, ndërsa Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike.
Peja-Rahoveci është po ashtu një ndeshje interesante që zhvillohet të dielën. Pejanët kanë dy fitore në dy ndeshje, ndërsa Vreshtarët kanë një fitore dhe një humbje.
Java e tretë përmbyllet me takimin e rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në Rahovec. Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një humbje.Ndeshjet transmetohet ekskluzivisht në platformat Art Motion dhe Kujtesa.
ava 3
E shtunë
17:15 Drita – Trepça
19:00 Prizreni 16 – Ylli
E diel
17:15 Peja – Rahoveci
19:00 Bashkimi – Prishtina.