Xhudistët e Kosovës kërkojnë medalje në garën për Çmimin e Madh të Zagrebit

Xhudistët e Kosovës kërkojnë medalje në garën për Çmimin e Madh të Zagrebit

Nga nesër do të nis gara për Çmimin e Madh të Zagrebit në xhudo.

Nga Kosova, do të garojnë Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).

Flaka në ndeshjen e parë do ta ketë përballë garuesen nga Kroacia, Tena Sikic.

Laura në ndeshjen e parë ndeshet kundër polakës, Natalia Kropska.

Shpati në ndeshjen e parë takohet me garuesin algjerian, Mustapha Yasser Bouamar.

Kurse, Loxha ndeshet nesër, Fazliu pasnesër, Zekaj të dielën.

Related Articles