SHBA: 14 nxenës dhe mësuesi vriten në një shkollë fillore në Teksas

14 nxënës dhe një mësues u vranë pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas të SHBA-ve.

Sipas guvernatorit të Teksasit, që citohet nga BBC, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një mashkull 18-vjeçar që jetonte në zonë.

Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 83 milje (133 km) nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës.

Abbott tha se sulmuesi përdori një pistoletë dhe ndoshta një pushkë gjatë të shtënave, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.

Ai u qëllua për vdekje, konfirmohet nga policia. Dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit me autorin, por nuk u plagosën rëndë.

Related Articles