SHBA dhe Izraeli e kundërshtojnë vendimin e Francës për të njohur shtetin palestinez

SHBA dhe Izraeli e kundërshtojnë vendimin e Francës për të njohur shtetin palestinez

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, njoftoi mbrëmë presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan BBC.

Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai “shpërblen terrorin”, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio thotë se ky veprim është “i pamatur”.

Macron thotë se ai dhe të tjerët kanë detyrim të tregojnë se paqja është e mundur dhe se “prioriteti urgjent sot” është t’i jepet fund luftës dhe t’u sjellë lehtësim popullit të Gazës.

Por, gjithashtu të enjten, negociatorët izraelitë dhe amerikanë vendosën të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në Katar, me Uashingtonin që akuzoi Hamasin se nuk “veproi me mirëbesim”. Hamasi thotë se ishte i befasuar nga pretendimi dhe një burim izraelit këmbënguli se nuk kishte “kolaps” në negociata.

Ndërkohë, kushtet humanitare në Gaza po vazhdojnë të përkeqësohen me shpejtësi. Agjencia palestineze e refugjatëve e OKB-së (UNRWA) paralajmëron se një në pesë fëmijë në Qytetin e Gazës është i kequshqyer – në veri të territorit – dhe se rastet po rriten çdo ditë.

Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, ndërsa agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma të arrijnë njerëzit në territor, duke paralajmëruar për uri masive.

Related Articles