Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka kthyer një përgjigje ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha duke sqaruar se asnjë vendim për shpallje “non grata” nuk është tërhequr në të kaluarën.
Ambasada amerikane në Tiranë i ka dhënë përgjigje kërkesës së Sali Berishës për t’i hequr titullin person “non grata”.
Përmes këtij grafiku ambasada amerikane në Tiranë shpjegon se deri më tani janë mbi 200 persona të shpallur “non grata” nga vende të ndryshme të botës.
Gjithashtu ambasada thekson se nuk ka asnjë kërkesë faljeje që po përgatitet për persona të përcaktuar për korrupsion të qenësishëm.
“Në rast se po pyesni veten. Numri i përcaktimeve sipas 7031(c) 200+. Numri i përcaktimeve sipas 7031(c) të kthyera 0. Numri i kërkesave të faljes që po përgatiten për persona të përcaktuar për korrupsion të qenësishëm 0”, thekson ambasada e SHBA. /Gazeta Enigma/.