SHBA-ja japin 22 milionë vaksina drejt vendeve tjera

SHBA-ja japin 22 milionë vaksina drejt vendeve tjera

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet tjera këtë javë, teksa një sondazh ka treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë thënë se nuk duan të imunizohen.

Të 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik. Deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera, ka shtuar ajo.

Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit.

Sondazhin me personat e pavaksinuar në SHBA, e ka realizuar Associated Press dhe Qendra kërkimorë NORC. Ato kanë gjetur se 35 për qind e të rriturve, që nuk kanë marrë vaksina, kanë thënë se me siguri nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, dhe 45 për qind kanë thënë se janë të bindur që nuk do të imunizohen.

Shumica prej tyre kanë thënë se dyshojnë se vaksina funksionon kundër variant Delta, pavarësisht të dhënave se vaksinat janë tejet efektive kundër tij. Gjetjet kanë vënë në pah sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor dhe Qeveria, teksa rritet numri i të infektuarave në gati të gjitha rajonet e SHBA-së.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve. Në nivel kombëtar, 56 për qind e popullsisë amerikane ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Varianti tejet ngjitës Delta, ka rritur numrin e të infektuarve me koronaviurus këtë javë në nivel global. Numri total i të infektuarve ka rritur në 193 milionë, ndërsa i viktimave në 4.1 milionë

Related Articles