Provuan ta rrëmbenin një fëmijë të moshës pesëvjeçare, por nuk iu doli ashtu siç e kishin menduar.
Kjo pasi u përballen menjëherë me reagimin e nënës së vogëlushit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Queens” të New Yorkut.
Dolores Diaz Lopes, arriti që ta kapë djalin e saj nga dora e rrëmbyesit duke e nxjerrë nga dritarja.
Një njeri i panjohur u kap në një video duke rrëmbyer pesëvjeçarin në rrugë në lagjen Richmond Hill, para se nëna e tij të reagonte menjëherë për t’i dalë në ndihmë djalit të saj.
Ajo mbeti e shokuar nga ngjarja.
“Unë thashë, ‘o Zot, fëmijët e mi, o Zot, djali im”. /Gazeta Enigma/