SHBA: Policia vrau 17-vjeçarin që tentoi të ikte me veturën e vjedhur (VIDEO)

SHBA: Policia vrau 17-vjeçarin që tentoi të ikte me veturën e vjedhur (VIDEO)

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qëlluar për vdekje një 17-vjeçar.

Dalaneo Martin, u vra nga organet e rendit në Washington, teksa u përpoq të ikte me një veturë të vjedhur.

Ngjarja kishte ndodhur më 18 mars, ndërkaq pamjet janë publikuar nga policia e Washingtonit.

Martin u gjet duke fjetur në një makinë që e kishte vjedhur.

Ai u përpoq të rezistonte kur afër makinës u afrua një oficer i policisë.

17-vjeçari u shfaq në panik, po ashtu u mundua të arratisej.

Policët e përfshirë në rast janë suspenduar.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, njofton mediat ndërkombëtare.

Related Articles