Një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë humbur vrullin në pushtimin e tyre në Ukrainë.
Reuters raporton se zyrtari ka thënë se asnjë qendër popullsie ukrainase nuk është marrë deri tani nga Rusia, përveç asaj se disa raketa ruse kanë prekur zonat e banuara.
Ata shtuan se ka gjithashtu indikacione për sulme kibernetike kundër hidrocentralit Kakhovka në jug të Ukrainës.
Rusia po has në rezistencë më të madhe seç pritej në Kiev, vijon deklarimi i tyre.
Një “sulm amfib” është duke u zhvilluar në Detin Azov, që ndodhet në perëndim të Mariupol në Ukrainë, u tha gazetarëve të premten ky zyrtar./GazetaEnigma/