Përfshirja në vendimmarrje është ndër problemet me të cilat përballen gratë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Me qëllim të lehtësimit të këtij procesi ka filluar implementimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”, që synon përfshirjen më të madhe të grave më vendimmarrje.
Shefi i zyrës së BE-së Tomas Szunyog, tha se barazia është një nga pesë vlerat me të cilat është formuar unioni, prandaj e roli i grave në vendimmarrje është tejet i rëndësishëm.
“Barazia është një nga pesë vlerat në të cilat është formuar Bashkimi Evropian, duke fuqizuar edhe rolin e grave. Pikërisht kjo është një nga zotimet tona për të ngritur lart këtë çështje”.
Tutje ai shtoi se numri i grave në vendimmarrje po rritet, por që sipas tij, duhet bërë më shumë në këtë drejtim.
Menaxherja e këtij projekti Reyes Charle, tha se ky projekt është i një rëndësie të madhe dhe se gratë duhet të fuqizohen edhe më shumë.
“Është një moment i vështirë për të filluar këtë projekt, për shkak të pushimeve por që realizimi i këtij projekti ka ide të vlefshme dhe shumë të rëndësishme.
Jovana Radosavljevic dhe Vlora Hoti, përfaqësuese të këtij projekti thanë se ky projekt jep një mesazh të mirë për një tematikë si kjo.