Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila: I kam propozuar Arben Gashit të bëhet zëdhënës i VV-së (VIDEO)

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila: I kam propozuar Arben Gashit të bëhet zëdhënës i VV-së (VIDEO)

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se i ka propozuar shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashit, të bëhet zëdhënës i VV-së.

Ky propozim sipas Kusari-Lilës vjen pasi Gashi është i obsesionuar me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe vazhdimisht bën komente lidhur me zhvillimet brenda grupit.

“Duket se zotëri Gashi e ka një obsesionim me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Unë i kam propozuar që nëse është i interesuar mund të marrë pozitë të përfaqësuesit të grupit në kuptimin e zëdhënësit sepse merret vazhdimisht me komente se çfarë ndodh brenda në grup. Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, është shprehur ajo në një intervistë për RTV21.

Deputetja u pyet edhe për deklarimin e Gashit, se “Qeveria Kurti 2” do të bie në vjeshtën e vonë, pasi siç ka thënë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, pati thënë Gashi.

Por, sipas Kusari-Lilës deklarimet e Gashit janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme.

Related Articles