Manifesta e Prishtinës, temë e mediave ndërkombëtare ku bëri edhe disa ndryshime të kryeqytetit

Manifesta e Prishtinës, temë e mediave ndërkombëtare ku bëri edhe disa ndryshime të kryeqytetit

Manifesta ndryshoi disa pjesë të kryeqytetit.

Njësoj, po mendohet të ndikoj edhe në mendimin e të huajve për Kosovën.

Kjo mbase mund të arrihet tani pasi në mediat më të mëdha për artin, lexohen artikujt që shkruhen për Manifestën që po mbahet në Prishtinë.

Megjithatë, një medium online gjerman zgjodhi që në fillim të artikullti që shkruajti për këtë aktivitet të madh kulturor, të tregoj që Kosova është vendi më i ri, kurse i treti më i varfër në kontinent.

Aty u tregua edhe historia e shtetit nga paslufta e këndej, por theksi u vendos tek disa  probleme me të cilat ballafaqohen kosovarët si mos liberalizimi i vizave e problemet ekonomike.

Të tjerat u fokusuan goxha të objektet specifike ku po mbahet Manifesta.
Për Grand hotelin që është shndërruara në galeri, u shkrua në detaje.

Anash nuk u la as instalacioni që u vendos në Ibrin e Mitrovicës, vend ky që u cilësua epiqendra e tensioneve kosovaro-serbe.

Kur shkruhet për kulturë nuk mungon asesi ylli i Kosovës, Dua Lipa.

Ajo u cilësua si shembulli më i mirë i diasporës kosovare. Megjithatë, përmendet se gjysma e atyre që mbeten në Kosovë prej kur Lipa u largua, dëshirojnë të largohen, gjithashtu.

Related Articles