Ashtu si në gjyqin kundër Ramush Haradinajt, edhe në këtë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi, si dëshmitar po paraqitet Shefqet Kabashi.
I njëjti edhe sot është kapur me Prokurorinë duke thënë se nuk do të bashkëpunojë me ta.
“Ku po më çon mua kjo gjë? Gjykatësit e dinë se çka kam hequr unë pas gjithë këtyre viteve. Gjykatësi e di dhe ju i keni thënë migracionit këtu që kam bashkëpunuar me terrorizmin dhe kanë revokuar dokumentet e mia”, tha ai.
Tutje, ai tha se nuk ka qenë i gatshëm të dëshmojë dhe këtë nuk do ta bëjë pasi që nuk është nën dëshirën e tij.
“Për ju është e thjeshtë të thoni që duhet të vazhdojmë, për mua nuk është aq e thjeshtë. Nuk ka qenë gatishmëria ime për të ardhur. Keni gjetur të gjitha mënyrat për të më sjellë këtu. Nuk mund të bashkëpunoj me ju, sepse ju dëmtoni kaq shumë njerëz sepse ju dëmtoni shumë njerëz”, tha ai.