Shefqet Riza: Adelina Ismaili, nuk më ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Triumfit

Shefqet Riza: Adelina Ismaili, nuk më ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Triumfit

Shefqet Riza, babai Triumf Rizës ka folur në lidhje me vrasjen e djali të tij, para 16 vjetësh.

I pyetur nëse i ka shprehur ngushëllime e fejuara e djalit të tij, Adelina Ismaili, ai është përgjigjur shkurt me “jo”.

“P: A të ka shprehur ngushëllime Adelina Ismali?

R: Jo.

P:Nuk e keni takuar asnjëherë?

R: Gjatë kohës sa ka qenë e pamja e kam takuar, më kurrë se kam takuar. As nuk kam biseduar më të.”, ishte biseda mes tyre në “Debat Plus”.

Për vrasjen e 27-vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.

Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Ilir Abdullahu, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzohen se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulëta.

Related Articles