Shembet dheu në lagjen Velania

Shembet dheu në lagjen Velania

Këtë të diel në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Ai në një deklaratë për media ka bërë të ditur se tashmë është kryer intervenimi në atë pjesë të lagjes, ku buzë ndërtimit të ri është bërë qarja dhe se rrëshqitja e dheut nuk ka rrezikuar banorët.

Tutje Shkodra ka thënë për Klanin se katër vetura rrezikoheshin.

Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, tha Shkodra.

Related Articles