Një person ka humbur jetën nga flakët në fshatin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër, raporton Gazdeta Enigma.
Mësohet se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pas zjarrit që ka përfshirë fshatin “Asim Zeneli” në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër.
Personi në fjal, 60-vjeçari u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person.
Situata në njësinë administrative Lunxhëri raportohet se është kritike, pasi flakët po vijojnë të përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ndërkohë, 10 persona janë shoqëruar në spital, pasi janë asfiksuar nga tymi.
Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës, pas alarmit se flakët po rrezikojnë banesat./Gazeta Enigma/