Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka mbajtur premtimin dhe i ka blerë këpucë të reja talentit Felix Afena-Gyan.
18-vjeçari ua siguroi fitoren Giallorossëve në takimin e të dielës ndaj Genoas duke u inkuadruar në minutën e 75-të dhe duke realizuar dy herë.
Në intervistën pas ndeshjes, strategu portugez deklaroi se i kishte premtuar këpucë të reja lojtarit në rast se do të shënonte ndaj Grifone.
“Kisha premtuar se do t’ia blija Felixit këpucët që i pëlqenin, e që janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ashtu që ai mu afrua dhe më tha të mos harroja!”, ishin fjalët e trajnerit për DAZN.
Por, Afena-Gyan jo vetëm që shënoi, por edhe u tregua vendimtar për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.
Dhe Mourinho e ka mbajtur premtimin. Ia ka blerë këpucët e reja dhe ia ka dorëzuar, siç shihet në videon e mëposhtme./Gazeta Enigma/