Sherr mes disa shqiptarëve në një lokal në Greqi, vritet njëri prej tyre

Sherr mes disa shqiptarëve në një lokal në Greqi, vritet njëri prej tyre

Një shqiptar është vrarë aksidentalisht gjatë një sherri në një lokal në Nea Joni në Greqi.

Episodi i përgjakshëm ndodhi në orën 23:40 të së martës mbrëma në një kafene në rrugën “Kastamonis” në Nea Joni, ku një shqiptari u plagos rëndë me armë zjarri dhe ndërroi jetë pak orë më pas në spital.

Sipas informacioneve të fundit, gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë, ndërsa njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi.

Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën, mbeti i plagosur në klavikul.

Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.

Related Articles