Shfaqen grafite të reja në veri, lajmërohet “Brigada e Veriut” që Qeveria e Kosovës e shpalli organizatë terroriste

Shfaqen grafite të reja në veri, lajmërohet “Brigada e Veriut” që Qeveria e Kosovës e shpalli organizatë terroriste

Grafite të reja janë shkruar në disa mure në veri të Kosovës. Sot atje janë parë mesazhe “kur ushtria të kthehet në Kosovë” dhe “Brigada e veriut jeton”, raporton Kossev.

Para “mitingut publik” të paralajmëruar nga Lista Serbe dhe një ditë pas një marshi në Beograd me sloganin “Shteti mbron serbët nga Kosova”, në murin e një prej objekteve të banimit në Mitrovicën e Veriut u panë këto mesazhe.

Mesazhet janë shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër.

Sipas portalit serb, “Kosovo Online”, këto grafite janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Grafite me përmbajtje të ngjashme janë shkruar për vite të tëra në veri.

Nga viti 2020 nisën të shfaqeshin grafite me mesazhe “S’ka dorëzim” dhe “Mos u shqetëso, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Në ndërkohë, më vonë u shfaq edhe grafiti me masazhin “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Këto grafite i paraprin sulmit të organizuar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku nga luftimet mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në verë të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Related Articles