Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë të mërkure dhe të enjten në vend. Sipas IHMK’së, këto dy ditë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së./Gazeta “Enigma”/