Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Prishtinë, një autobus e pati të pamundur të qarkullonte.
Andaj 15 udhëtarë janë evakuuar.
Mjeti transportues, kishte mbetur në nënkalimin tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinës. Lajm ky i konfirmuar për Klankosova.tv nga drejotri i emergjencave, Lulzim Fushticam, përcjellë Gazeta Enigma.
“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, tha Fushtica.
Aktualisht në Prishtinë gjendja paraqitet të tejet e rënduar, si shkak i reshjeve të shiut. /Gazeta Enigma
Shi i madh në Prishtinë, evakuohen 15 udhëtarë nga një autobus
