“Shikoni monstrën si bën trimin, plumbin do hash…”/ Ish-polici që vrau 7-vjeçaren kërcënoi edhe familjen e viktimës

“Shikoni monstrën si bën trimin, plumbin do hash…”/ Ish-polici që vrau 7-vjeçaren kërcënoi edhe familjen e viktimës

Sipas pushuesve të pranishëm në vendin ku ndodhi tragjedia në Potam të Himarës, ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, ka kërcënuar edhe familjarët e 5-vjeçares që u zu poshtë nga skafi.

Pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.

“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit.

“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.thotë një pushues tjetër.

“A ke fëmijë ti ore”, dëgjohet një pushues të thotë.

Related Articles