Lukashenko kritikon Vuçiqin: Ai do të ulet në tre…

Lukashenko kritikon Vuçiqin: Ai do të ulet në tre…



Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sipas mediave bjelloruse, ai ka folur edhe rreth mundësisë për ta ndihmuar Serbinë.

Siç raporton agjencia e lajmeve shtetërore bjelloruse, Belta, Lukashenko ka dyshime për dhënien e ndihmës meqë Serbia po ulet në tri karrige dhe se kjo gjë s’po i pëlqen atij.

“Ne duhet të bëjmë diferencimin mes udhëheqësve dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishin në këpucët e mia, do t’i shihni të gjitha? Sigurisht, ne duhet të ndihmojmë serbët dhe ne do ta bëjmë. Jemi të njëjtë. Por, ne e shohim edhe politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë. Ata duan të ulen, siç thonë ata, në tre karrige, por nuk ia dalin. Jemi ne – Rusia, BE, SHBA e kështu me radhë… Ata duan të jenë të mirë me të gjithë. Atyre nuk do t’u jepet ky shans për të balancuar, mbi të gjitha nga Bashkimi Europian, në të cilin ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”, tha Lukashenko.

Ai u pyet edhe se çfarë konkretisht mund të bëjë për Serbinë, por s’pati një përgjigje të tillë, përveçse tha se e ka në mendje këtë.

“Nuk e di çfarë ne mund të bëjmë për ta. Para së gjithash, unë dua të shoh se çfarë bënë ata kur Bjellorusia u përball me sanksione”.

Po ashtu, presidenti i Bjellorusisë s’harroi të përmendte këtu edhe vizitën që ia kishte bërë Serbisë gjatë vitit 1999, duke pretenduar se kishte vënë jetën në rrezik nga “sulmet e NATO-s”.

“Ishte vërtet e rrezikshme. NATO na urdhëroi të përdorim lartësinë 500 m (kjo është lartësia për një helikopter). Ata menduan se nuk do të shkoja dhe do të fluturoja në shtëpi. Por unë i urdhërova pilotët të fluturonin në 500 metra. Sigurisht, ata mund të rrëzonin avionin, por nuk guxuan. Ky do të ishte një rast i jashtëzakonshëm. Unë fluturova atje nën bombardime”.

Related Articles