Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Zvicrën në miqësoren që zhvillohet në Cyrih.
Ndeshja e sotme do të luhet nga ora 18:00 në stadionin “Letzigrund Stadion”.
Ky do të jetë takimi i parë për këto dy kombëtare, pasi më herët nuk janë takuar as në ndeshje zyrtare apo miqësore.
Mediat zvicerane kanë bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.
Kapaciteti i këtij stadium është 20 mijë e 800 vende.
Kosova sot pritet të ketë përkrahje të madhe nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe shtetet e tjera Europiane. Po ashtu edhe shumë kosovar kanë udhëtuar nga Kosova për t’i përkrahur “dardanët” në miqësoren e sotme./Gazeta Enigma/