Shiu i rrëmbyeshëm vështirëson qarkullimin e veturave në Gjilan

Shiu i rrëmbyeshëm vështirëson qarkullimin e veturave në Gjilan

Reshjet e shiut që kanë rënë sot në Gjilan kanë bërë që disa rrugë të këtij qyteti të përmbyten nga uji dhe të vështirësohet qarkullimi i qytetarëve.

Një banor i kësaj komune na ka dërguar video nga lagjja “Arbëria”, ku shihet se si veturat po qarkullojnë me kujdes të shtuar, duke thënë se kjo ndodhi nga shiu i madh.

Lidhur më këtë, nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, i cili deklaroi se ‘ka pasur shumë rrebeshe shiu për pak minuta në Gjilan dhe se kjo është arsyeja”.
Sipas tij, probleme të tilla kanë pasur edhe në vende tjera, por kjo zgjati për pak minuta”.

Shiu i rrëmbyeshëm vështirëson qarkullimin e veturave në GjilanPosted by Klan Kosova on Friday, June 11, 2021

Related Articles