Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ndërsa lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Fadol Gashi, zëdhënës për Rajonin e Pejës ka thënë se nga hetimet e para dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”
“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha tutje Gashi.