Shkarkimi i bordeve, Tahiri: Mund të kthehet në një kulturë që nuk i bënë mirë vendit

Shkarkimi i bordeve, Tahiri: Mund të kthehet në një kulturë që nuk i bënë mirë vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se shkarkimi i bordeve të ndërrmarjeve publike pa një analizë është precedent i keq i cili mund të kthehet në një kulturë që nuk i bënë mirë vendit, raporton Gazeta Enigma.

“Ngrita dhe njëherë një çështje që për vlerësimin tim është një çështje shumë problematike dhe serioze ajo e shkarkimit dhe intervenimit të shumicës parlamentare rreth qeverisë në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Shkarkimi i një organi kolektiv, shkarkimi i bordeve dhe institucioneve tjera pa e bërë një vlerësim të saktë është gabim është precedant i keq, dhe mbi të gjitha do të kthehet në një kulturë që nuk i bënë as hajër vendit, as qeverisë dhe as shumicës parlamentare të VV-së”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se ka kërkuar që në çfarëdo rrethane kur niset një iniciativë për një shkarkim apo situatë ku duam të ndërrojmë një lidership të institucioni kjo të bëhet mbi bazën e një vlerësimi, jo vetëm të një organi kolektiv por edhe individual.

Related Articles