Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta shkarkojë nga pozita e anëtarit të Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Dr. Isuf Zekaj, i cili ishte i përfshirë në skandalin e korrupsionit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e radhës korresponduese të ekzekutivit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”, thuhet në komunikatë.
Zekaj njëkohësisht mbante pozitën e shefit të Klinikës së Kirurgjisë në spitalin e Vushtrrisë.
Ai është arrestuar javën e kaluar, ku po hetohet për marrje ryshfeti gjatë një operacion në spitali e Vushtrrisë.