Shkatërruesi amerikan i raketave të komanduara arrin në Shqipëri (FOTO)

Shkatërruesi amerikan i raketave të komanduara arrin në Shqipëri (FOTO)

Ambasada e ShBA-së në Tiranë, ka njoftuar për mbërritjen e shkatërruesit të raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage, në Durrës.

“Mirësevjen në Shqipëri USS Ramage! Shkatërruesi i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar. Vizita në port ofron mundësinë për të përmirësuar partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin tonë të vazhdueshëm si aleatë në NATO”, thuhet në njoftim.

“Komandanti i USS Ramage Tim Yuhas përshëndeti homologët e tij të marinës shqiptare në Ramage dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët”, njofton Ambasada.

Related Articles