Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka gjetur golin e parë me fanellën e Leventes në La Liga.
Levante është duke e zhvilluar në udhëtim ndeshjen ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 15-të në kampionatin elitar spanjoll.
Mysafirët arritën shpejt ta gjejnë golin duke shënuar pas vetëm shtatë minutave për epërsinë 0-1.
Goli i Levantes u shënua nga mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili në verë erdhi si lojtar i lirë.
6' |0-1| ¡¡¡✈️✈️✈️✈️ MUSTAFI!!!
¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL DE @MustafiOfficial!!!#RealBetisLevante pic.twitter.com/JzzXlCJOuh— Levante UD ???? (@LevanteUD) November 28, 2021
Ky gol i shënuar me kokë nga Mustafi, u asistua nga një tjetër futbollist shqiptar, Enis Bardhi.
Për Mustafin ky ishte goli i parë këtë sezon me Levanten, ndërsa i shtati në La Liga, pasi 6 kishte shënuar me Valencian.