Shkoi për pushime në Ulqin me familje, kosovarit ia vjedhin veturën

Shkoi për pushime në Ulqin me familje, kosovarit ia vjedhin veturën

M.M nga Prishtina kishte shkuar për pushime me familjen në Ulqin, por atje ia vodhën makinën.  

I dëmtuari për Klankosova tregon se e kishte lënë veturën e tipit BMW X5 në një parking në plazhën e madhe, në Cabo Beach, sipas tij, rreth 100 metra në vijë ajrore nga pjesa ku qëndrojnë pushuesit, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Rasti ka ndodhë më datën 9, unë e kam lanë kerrin në ora 11 në plazh , pastaj në orën 2:30 kam shkuar kam marrë diçka në kerr dhe kerri ka qenë në parkingun ku e kam lënë, kur kam shkuar në orën 5 me familjen për me u kthy në shtëpi, kerri nuk ka qenë, në vend të tij ishte parkuar një tjetër.”

M.M. bën të ditur që rastin e ka lajmëruar edhe në polici e se është hapur rast.

Por prishtinasi thotë se policia i ka thënë se kanë fakte, e se do t’ia gjejnë makinën, kurse pas tetë ditësh i kanë thënë se mund të largohet sepse nëse ka diçka do ta lajmërojnë.

“Ka pas kamera, te veturat jo, më larg, prandaj nuk shihet kush e ka marrë, por ka pas kamera te rruga kryesore ku del makina, policia ka thanë që i ka marrë pamjet, unë kam shku kam pyt personalisht, por nuk kam mund me i pa.”

Ai tutje thotë se në fakt ndihet më shumë i thyer moralisht dhe se brengoset për dokumentet që gjendeshin në kerr e që i ka humbur.

Related Articles