Shkoi për të lindur në Spitalin e Pejës, nëna bashkë me foshnjën infektohen me COVID-19

Shkoi për të lindur në Spitalin e Pejës, nëna bashkë me foshnjën infektohen me COVID-19

Shkoi për të lindur në spitalin e Pejës, por doli nga aty e infektuar me coronavirus bashkë me foshnjën e saj.



Babai i foshnjës Muhamet Sejdia tregon për simptomat që kishte foshnja e infektuar me coronavirus.

Për fat të mirë pas trajtimit spitalorë nëna dhe foshnja janë lëshuar në shtëpi.

“Foshnja i kishte hundët e bllokuara dhe një frymëmarrje pak më ndryshe. Të rrahurit e gjoksit ka qenë pak më ndryshe, pastaj ka filluar edhe temperatura. Trajtimi i mjekëve ka qenë jashtëzakonisht i mirë. Përgëzoj stafin e spitalin për kujdesin e tyre”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Muhamet Sejdia.

Nën dhe foshnja kanë qenë nën kujdesin e pediatrin Nexhdet Shala.

“Nëna dhe foshnja kanë qenë të konfirmuara pozitiv me coronavirus. Foshnja është stabilizuar pas një dite, pasi është trajtuar me terapi”, deklaroi Shala.

Drejtoresha e Infermierisë thotë se dy raste më të ndjeshme nga reparti i Gjinekologjisë janë dërguar në QKUK.

Edhe në të kaluarën ka pasur raste kur nënat e prekura nga coronavirusi kanë sjellë në jetë fëmijë të shëndoshë.

Related Articles