Shkoi t’i ndihmojë vëllait, 57-vjeçari rrëzohet nga shkallët dhe pëson lëndime të rënda

Shkoi t’i ndihmojë vëllait, 57-vjeçari rrëzohet nga shkallët dhe pëson lëndime të rënda

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite, në një shtëpi në fshatin Sërbicë e Epërme në Prizren, ku një person është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore. Viktima është një 57-vjeçar, i cili tashmë po trajtohet në spital.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga shkallët teksa po i ndihmonte vëllait të tij, në disa punë të shtëpisë.

Sinjali mëson se si pasojë e rrëzimit aksidental, 57-vjeçari ka marrë plagë në një pjesë të kokës, por që fatmirësisht gjendjen e ka stabile dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Pas raportimit të rastit nga ana e spitalit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i rëndë trupor”.

Related Articles