Në tri shkollat e mesme në Gjilan është duke vazhduar greva.
Klankosova.tv merr vesh se në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, atë Ekonomike “Marlin Barleti” e atë të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, greva nuk është ndalur, përkundër thirrjeve të kryetarit të komunës, Alban Hyseni.
Thirrja për kthim në shkolla dhe ndërprerje të grevës u bë nga katër kryetarët e komunave të cilat i udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa, Drejtoria e Arsimit në Podujevë dje ka njoftuar se mësimi në të gjitha shkollat e kësaj komune do të nis që nga dita e hënë, respektivisht sot.