Numri i të vdekurve në rrëmujën që ndodhi të shtunën në një stadium futbolli në El Salvador është rritur në 12, derisa raportohet për dhjetëra të lënduar.
“Informacionet e para tregojnë për një rrëmujë të tifozëve që u përpoqën të hynin për të parë ndeshjen midis Alianza dhe FAS, në stadiumin Cuscatlán”, shkroi Policia Civile Kombëtare (PNC) në Twitter.
Ministri i Shëndetësisë Francisco Alabi, tha në Twitter se ekipet e urgjencës ishin vendosur dhe të lënduarit po transferoheshin në spitalet lokale, shkruan CNN.
Rreth 90 persona, përfshirë të mitur, po trajtohen për lëndime, shumica janë në gjendje “stabile”, shtoi ai.