Tronditet sërish Italia, shqiptari godet me thikë disa herë gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane, një burrë e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.

Raportohet se bëhet fjalë për një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar nga policia.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e çiftit bashkëshortor në provincën e Barit.

Gruaja e cila u dërgua në spital, iu nënshtrua një operimi.

Ende nuk dihet bë gjendjen shëndetësore të 43-vjeçares po ashtu me origjinë shqiptare.

Karabinierët në vendin e ngjarjes gjetën edhe thikën që dyshohet se u përdor në rast.

Nuk dihet motivet e rastit, por dyshohet se kjo ndodhi për shkaqe banale

Related Articles