Shkon në 23 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shkon në 23 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në 23 mijë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 19 mijë e 388.

Ndërkaq, numri i vdekjeve të raportuara në Siri është 3 mijë 377, raporton BBC.

Erdogan shtoi se më shumë se 77 mijë e 700 njerëz janë të lënduar në Turqi dhe u shpreh se qeveria do të sigurojë mbështetje për të mbijetuarit e tërmeteve.

Related Articles