Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 771.015, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,7 milionë, me 40.413 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.720 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 229 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 196 milionë dozën e dytë dhe mbi 33 milionë kanë marrë tri doza./Gazeta Enigma/