Aksident mes kamionetës dhe veturës në Deqan, një person i lënduar

Këtë të diele rreth orë 16:20 ka ndodhur një aksident mes një kamionete dhe një veture në fshatin Pozhar të Deqanit, nga ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Për Gazën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, i cili ka thënë se i lënduari është dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Pejës.

Shkak i aksident dyshohet të ketë qenë mos-përshtatja e shpejtësisë.

Njësitet e policisë po bëjnë hetimet në vendin e ngjarjes./Gazeta Enigma/

Related Articles