Shoqatat e gazetarëve e quajnë “Sheshel i vogël”, kryeministren Bërnabiq

Shoqatat e gazetarëve e quajnë “Sheshel i vogël”, kryeministren Bërnabiq

Shoqatat e gazetarëve në Serbi, po e quajnë “Sheshel i vogël” kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas sulmeve të saj ndaj mediave kritike ndaj qeverisjes.

“Shesheli i vogël, i cili nuk ka punë më të mirë se të regjistrojë video në Twitter dhe të numërojë faqet e para”, kështu i përshkruajnë përfaqësuesit e shoqatave gazetareske sulmet e fundit të kryeministrës së Qeverisë së Serbisë ndaj mediave në pronësi të United Media – Danas, Nova. S dhe N1.

Ata thonë se qeveria kërcënon sigurinë e gazetarëve përmes manipulimit dhe se sulmet janë pjesë e një gjuetie që synon maskimin e realitetit jo fort përrallor në të cilin jetojnë qytetarët”, fillon artikulli i mediumit N1.

Skena mediatike në Serbi nuk është normale dhe gazetarët nuk duhet ta bëjnë punën e tyre në kushte të tilla, thotë Federata Evropiane e Gazetarëve.

Ata deklarojnë se do të mbrojnë kolegët e tyre nga Serbia dhe se sulmet e tilla nuk duhet të anashkalohen.

Sulmet janë të rrezikshme sepse vijnë në ditët kur Serbia kujton një gazetar që ishte objekt i një ndjekjeje të tillë. Slavko Ćuruvija vdiq si viktimë e regjimit të Slobodan Millosheviqit, në të cilin presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Informacionit.

Related Articles