Spalletti me “dhimbje koke”, Osimhen në dyshim, rrezikon sfidën me Milanin

Spalletti me “dhimbje koke”, Osimhen në dyshim, rrezikon sfidën me Milanin

Nuk ka asnjë surprizë.

Osimhen nuk do të mund të hyjë në fushë ndaj Milanit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që luhet të mërkurën.

Sipas mediumit italian, Il Matino, të paktën në ndeshjen e parë, Osimhen nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Rossonerëve.

Për momentin synimi është që Spalletti ta ketë të paktën në stol.  Sot pritet të merret përgjigja përfundimtare për Osimhen: dhe meqenëse rikthimi në grup (ndoshta vetëm i pjesshëm) nuk është përfshirë ende, është e paimagjinueshme ta shohim atë në San Siro nga minuta e parë.

Milan dhe Napoli ballafaqohen të mërkurën në San Siro nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinales së Champions League.

Related Articles