Shoqja e Luizit publikon bisedat me Kiarën: Donte t’i mbyllte Instagramin

Shoqja e Luizit publikon bisedat me Kiarën: Donte t’i mbyllte Instagramin

Jurgena Tusha, vajza që i menaxhonte Instagramin Luizit, deri para pak ditësh, është takuar me Kiarën pas daljes së saj nga Big Brother.

Ajo ka sqaruar se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më parë, por tani e ka produksioni i Big Brother.

Në një postim në Instagram, Jurgena tregon se donte ta merrte Kiara, e cila i kishte thënë se do i hapin një tjetër llogari. Ndër të tjera i kishte përmendur edhe faktin që e kishte kaluar numrin e ndjekësve të Luizit.

“Mbasi ju tregova atë bisedë,jemi takuar prap me Kiarën edhe kemi pasur një debat! Atë Instagram të madhin të Luizit ka dashur Kiara ta përdorte për interesat e beta. Donte të fliste me produksionin për t’ja dhënë Kiarës edhe ta mbyllte përfundimisht. Arsyeja ishte:”Po hë se do i hapim një tjetër dhe do shkojë prap 600k,ja unë e kalova Luizin me follow” Kjo smë pëlqeu fare. Ndërkohë unë me familjen e Luizit po bëjmë çmos ta marrim sërisht”, shkruan Jurgena.

Related Articles