Shorti i FA Cup: Norwich i Rashicës përballë Wolves, Liverpooli ballafaqohet me Cardiffin

Shorti i FA Cup: Norwich i Rashicës përballë Wolves, Liverpooli ballafaqohet me Cardiffin

Norwich City i Milot Rashicës do të përballet me Wolves në rrethin e katër të FA Cup, pas shortit të hedhur sot.

Rashica e dërgoi Norwich Cityn në rrethin e katërt të FA Cup, duke i ndihmuar ta mposhtë 1:0 Charltonin të dielën me golin e të tij parë në fanellën e klubit të Carrow Road.

Sulmuesi i Kosovës Rashica e shënoi golin e vetëm në minutën e 80-të, kur u shërbye nga Pukki, i cili i mjaftoi Norëichin për ta mundur Charltonin në shtëpi.

Pas ndeshjes, Norwich e mësoi se do të këtë përballje të vështirë me klubin në formë të Premierligës.

Ndërkohë, në ballafaqimet e tjera në këtë rreth, Manchester City do të takohet me Fulhamin, Liverpooli me Cardiffin, ndërsa Tottenhami me Brightonin.

Leicester City do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Arsenalit dhe Nottingham Forestit, e cila luhet sot.

Manchester United apo Aston Villa  do të përballen me Middlesbrough.

Chelsea do të ketë punë me Plymouth.

Këto janë të gjitha çiftet e rrethit të katërt në FA Cup:

Related Articles