Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar sot kundërshtarët e saj për edicionin e katërt të garës së Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në Ligën C të Ligës së Kombeve, teksa është caktuar të luaj në Grupin 2 ku për kundërshtarë ka Rumaninë, Qipron dhe varësisht kush kualifikohet nga Liga D do të luaj ndaj Lituanisë ose Gjibraltarit.
Liga C – Grupi 1: Suedia, Azerbejxhan, Slovakia, Estonia.
Grupi 2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituania/Gjibraltari.
Grupi 3: Luksemburgu, Bulgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia.
Grupi 4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Latvia.