Shotani pas barazimit me Gjilanin: Së shpejti kthehemi aty ku e meriton Drenica

Shotani pas barazimit me Gjilanin: Së shpejti kthehemi aty ku e meriton Drenica

Skuadra e Drenicës e ka ndalur Gjilanin me barazimin 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Drenica merr pikët e para në Superligën e Kosovës, kurse Gjilani ndalet për herë të parë këtë edicion.

Trajneri i Drenicës tha se mund të merrnin tre pikë me më shumë sakrificë – megjithatë ende janë në komponim e sipër.

“Me pak sakrificë më të madhe në sulm mund të merrnim tre pikë. Jemi duke u bërë nje ekip i përbashket, po shihen ndryshimet që kemi bërë, por besoj që do ta marrim veten dhe do te kthehemi aty ku e meriton Drenica”, tha shkurtimisht Shotani për Sport 1.

Drenica ka një pikë pas tri ndeshjeve të luajtura në Superligë.

Related Articles