Zekirija Ramadani pas barazimit me Drenicën: Është “masakër” të luajmë çdo dy ditë – fusha nuk ishte në nivelin e duhur

Zekirija Ramadani pas barazimit me Drenicën: Është “masakër” të luajmë çdo dy ditë – fusha nuk ishte në nivelin e duhur

Skuadra e Drenicës e ka ndalur Gjilanin me barazimin 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Drenica merr pikët e para në Superligën e Kosovës, kurse Gjilani ndalet për herë të parë këtë edicion.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani ishte i kënaqur me lojtarët e tij, teksa u ankua në fushën e stadiumit dhe në orarin e ndeshjeve.

“Duhet vlerësuar, pas dy ndeshjeve me bari sintetik, luajtëm në artificial dhe u ndalëm në një fushë që nuk ishte në nivelin e duhur”, tha fillimisht Zekirija Ramadani për Sport1.

“Drenica është një ekip e paparashikueshme, vjen pas dy humbjeve dhe kishte dëshirën për t’u kthyer, duhet të jemi të kënaqur nuk e humbëm takimin. Po luajme çdo dy ditë, po i bëhet një masaker Gjilanit, është e paimagjinueshme të luhet kaq shpesh”, tha ndër të tjerash ai.

Related Articles