Emrush Thaqi dhe Nexhib Shatri janë shpallur të pafajshëm lidhur me akuzën për arratisjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) e tre të paraburgosurve, Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha, që si pacientë ishin duke u trajtuar aty.
Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, Thaqi dhe Shatri lirohen nga akuza në mungesë të provave. / Gazeta Enigma.