Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të ShBA-së, arsyeja moti i ligë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të ShBA-së, arsyeja moti i ligë

Në 60 milionë shkon numri i amerikanëve të cilët po përballen me një stuhi dimërore e cila mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë.

Shumë shtëte të ShBA-ve jabë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshem si pasojë e motit të ligë.

Siç raporton BBC, gjendja e jashtëzakonshme është shpallkur në Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe në disa pjesë të Nju Xhersit, trasnmeton Gazeta Enigma.

Parashikuesit thonë se moti ekstrem është shkaktuar nga një vorbull polar, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut, duke sjellë mot të ftohtë në SHBA-në qendrore.

Mijëra fluturime tashmë janë vonuar ose anuluar, teksa shumë rrugë janë ndaluar për qarkullim dhe po ashtu shumë shkolla janë mbyllur si pasojë e stuhisë. /Gazeta Enigma

Related Articles