Shpallet konkursi për kryetar dhe dy anëtarë të OShP-së, Qeveria fton qytetarët të aplikojnë

Shpallet konkursi për kryetar dhe dy anëtarë të OShP-së, Qeveria fton qytetarët të aplikojnë

Është shpallur konkursi për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Me këtë rast, Zyra e Kryeministri i ka ftuar të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet e nevojshme të aplikojnë.

“Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces, do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe fton qytetarët t’i bashkohen qëllimit të përbashkët për udhëheqje të bazuar në meritokraci. Zbrazëtitë e mungesat në pozita udhëheqëse të institucioneve duhet të plotësohen me profesionistë të kualifikuar e të përgjegjshëm.

Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, me kualifikimet e nevojshme, që të aplikojnë në konkursin e shpallur për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy (2) anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Related Articles